E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Fati e pavarësia e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet serbe

PRISHTINË- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar sot në Prishtinë se “Fati politik, pavarësia e Kosovës dhe zhvillimet e saj, nuk varen nga zgjedhjet politike që mbahen në Serbi”, raporton Europa e Lirë.

Zëvëndëskryeministri kosovar është pyetur për një vlerësim mbi zgjedhjet presidenciale në Serbi, nga të cilat fitues doli Tomisllav Nikolliç, i cili udhëheq Partinë Përparimtare Serbe, e njohur për politika nacionaliste, duke i komentuar se ato janë zgjedhje të atij shteti dhe nuk kanë të bëjnë me Kosovën.

“Zgjedhjet politike në Serbi janë për popullin serb. Ajo çfarë mund të them është se Kosova do të prodhojë paqe, stabiltet dhe fqinjësi të mirë me të gjithë”, ka thënë zëvëndës kryeministri Kuçi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›