BE premton 60 milionë euro ndihmë për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka shpallur një paketë mbështetjeje prej 60 milionë eurosh për forcat e armatosura të Libanit, ndërsa vendi i goditur nga kriza kërkon të zbatojë një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas thotë se ndihma erdhi “në një moment kritik për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit”.
Forcat e armatosura libaneze “janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe të brendshëm dhe meritojnë të gjithë mbështetjen tonë në kryerjen e misionit të tyre kritik”, thotë ajo.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhet të tërhiqet nga jugu i vendit deri më 26 janar, me ushtrinë libaneze që më pas do të vendoset së bashku me paqeruajtësit e OKB-së.
Në të njëjtën kohë, Hezbollahut i kërkohet të çmontojë çdo infrastrukturë ushtarake të mbetur në jug dhe të tërheqë forcat e tij në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri.
Ndihma e BE-së është e fundit nga Perëndimi që synon të forcojë ushtrinë e Libanit, ku SHBA javën e kaluar tha se do të dhuronte më shumë se 117 milionë dollarë ndihmë për sigurinë.
/rtsh.al/