E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti kinez bisedon me Putinin – Telefonata erdhi një ditë pasi presidenti Trump mori zyrtarisht detyrën

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu e tij rus Vladimir Putin zhvilluan këtë të martë një telefonatë njoftuan mediat shtetërore të Pekinit. “Xi dhe Putin zhvilluan një video takim pasditen e 21 janarit”, 0 tha media shtetërore kineze CCTV.

Transmetuesi publik nuk dha menjëherë detaje se çfarë u diskutua gjatë telefonatës, por biseda vjen vetëm nj ditë pasi presidenti i SHBA, Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Kina është përpjekur të shfaqet si palë neutrale që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022, por mbetet një partner i ngushtë politik dhe ekonomik i Moskës dhe nuk e ka dënuar kurrë luftën. 

Presidenti kinez e ka cilësuar liderin rus si mikun e tij më të mirë, ndërsa Putin ka vlerësuar partnerin e tij të besueshëm. Në mesazhin e Vitit të Ri drejtuar Putinit muajin e kaluar, Xi u zotua të promovojë paqen dhe zhvillimin ne botë. “Përballë ndryshimeve që evoluojnë me shpejtësi që nuk janë parë në një shekull dhe situatës kaotike ndërkombëtare, Kina dhe Rusia kanë ecur vazhdimisht krah për krah në rrugën e duhur duke mos  u konfrontuar dhe mos synuar asnjë palë të tretë.”- citoi transmetuesi publik kinez deklaratë e Xi Jinping.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›