BE shtyn me 6 muaj sanksionet ndaj 1206 qytetarëve rus dhe 108 kompanive

Bashkimi Evropian ka zgjatur me 6 muaj sanskionet individuale ndaj 1206 qytetarëve rus dhe 108 kompanive ruse. Sanksionet përfshijnë kufizime të udhëtimit për njerëzit, ngrirje të aseteve dhe ndalime për sigurimin e fondeve ose burimeve të tjera ekonomike për individë dhe biznese të caktuara.
“Sot, Këshilli vendosi të zgjasë kohëzgjatjen e masave kufizuese që synojnë ata që janë përgjegjës për cenimin ose kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës për gjashtë muaj të tjerë, deri më 15 mars 2023”, njofton Këshilli Evropian.
/rtsh.al/