E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, stop autostradës

Komisioni Evropian kërkon ndalimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup. Për shkak se buxheti nuk është i qëndrueshëm, ky komision rekomandon që edhe për dy vjet të shtyhet ky projekt. Nëse Qeveria nuk siguron menaxhim të shëndoshë fiskal, rrezikon humbjen e donacioneve të KE’së e institucioneve të tjera financiare Nga Albulena Maloku më 27 korrik 2011 në ora 08:54

Kredia e Komisionit Evropian prej 203 milionë eurosh, dhënë Qeverisë së Kosovës, nuk do të kalojë pa kushtëzime.

Pavarësisht se shpëtoi buxhetin e këtij viti me dhënien e kësaj kredie, ky komision tash kërkon nga Qeveria stopimin e disa projekteve kapitale.

Saktësisht KE-ja kërkon që projekti i autostradës Prishtinë- Shkup, të stopohet për dy vjet. Krejt kjo me arsyen se buxheti i këtij viti nuk është i qëndrueshëm dhe nuk mundëson financimin e një projekti të tillë.

Burime brenda Qeverisë kanë treguar për Express se Komisioni Evropian ka kërkuar që mos të planifikohet fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup.
“Ky komision ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që as këtë vit, e as vitin e ardhshëm mos të planifikojë fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup”, thotë ky burim për gazetën. Kjo, sipas këtij burimi, është kërkuar tash, pas dhënies së kredisë prej 203 milionë eurosh.

“Me arsyen se buxheti i Kosovës nuk është i qëndrueshëm, KE’ja ka kërkuar stopimin e këtij projekti”, ka thënë ky burim.

Syzana Bytyqi-Jakxhiu, zyrtare për media në zyrën ndërlidhëse të KE’së, tha për gazetën se këshilla e përgjithshme nga ana e Komisionit është që Qeveria e Kosovës të adaptojë politika fiskale të kujdesshme për qëndrueshmëri ekonomike.

“Aktualisht, situata e shtrënguar fiskale nuk i mundëson Kosovës që të financojë një autostradë ndërmjet Prishtinës dhe kufirit me Maqedoninë nga fondet buxhetore”, thotë ajo. Për të fituar donacionet e institucioneve financiare, ky komision kërkon nga Qeveria edhe menaxhim më të shëndoshë fiskal.

“Menaxhimi i “shëndoshë” fiskal është çelësi për të siguruar mbështetje të vazhdueshme nga donatorët nga KE’ja, por edhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare”, tha Bytyqi-Jagxhiu.

Pas autostradës Vërmicë –Merdar, ekzekutivi i vendit ka paralajmëruar ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup. Për këtë projekt, Ministria e Infrastrukturës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, por që ende nuk është e qartë mënyra e financimit dhe koha e shpalljes së interesit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›