BE, të moshuarit dhe të papunët nuk e njohin internetin
Thuajse gjysma e europianëve e përdorin
përditë internetin, por vetëm një e
treta e tyre, kryesisht të moshuarit, të papunët,
apo fshatarët, nuk e kanë përdorur
asnjëherë shpikjen e madhe të shekullit
të kaluar. Sipas një
raporti të fundit të
Bashkimit Europian
teknologjitë e reja
po përhapen me
shpejtësi në kontinentin
e vjetër, e
megjithatë, ende
ka grupe të ndryshme
që janë
shumë larg kësaj
vale zhvillimi. 40% e
qytetarëve të BE-së
aktualisht e përdorin
rrjetin përditë në
punë dhe zbavitjet
e tyre. Shtimi i përdoruesve
të internetit është vënë re në
përmasa shumë të mëdha në: Irlandë,
Republikën Çeke, Francë, Hungari Letoni
dhe Estoni. Ndërsa Italia, Qiproja, Rumania
dhe Portugalia renditen të fundit në listë
për përhapje dhe shtim të përdoruesve
të internetit. Por ndërsa ka një përhapje të
madhe të personave që kanë akses në internet,
personat ekonomikisht jo aktivë dhe
të moshuarit janë shumë pas përdorimit
të rrjetit. Pabarazi
të tilla vihen më
shumë re në Rumani
dhe Bullgari,
si dhe Qipro.
Ndërsa barazia
më e madhe
për sa u përket
shtresave që e
përdorin rrjetin
dhe mungesa e
dasive të mëdha
është në Holandë,
Norvegji, Finlandë
dhe Luksemburg.
Sigurisht dhe kjo
nuk ka nevojë për
statistika dhe studime, brezi i ri është ai që
përdor më shumë kompjuterin dhe rrjetin
dhe kjo sigurisht nuk ka të bëjë vetëm me
Europën, por është një fenomen i përbotshëm.
përditë internetin, por vetëm një e
treta e tyre, kryesisht të moshuarit, të papunët,
apo fshatarët, nuk e kanë përdorur
asnjëherë shpikjen e madhe të shekullit
të kaluar. Sipas një
raporti të fundit të
Bashkimit Europian
teknologjitë e reja
po përhapen me
shpejtësi në kontinentin
e vjetër, e
megjithatë, ende
ka grupe të ndryshme
që janë
shumë larg kësaj
vale zhvillimi. 40% e
qytetarëve të BE-së
aktualisht e përdorin
rrjetin përditë në
punë dhe zbavitjet
e tyre. Shtimi i përdoruesve
të internetit është vënë re në
përmasa shumë të mëdha në: Irlandë,
Republikën Çeke, Francë, Hungari Letoni
dhe Estoni. Ndërsa Italia, Qiproja, Rumania
dhe Portugalia renditen të fundit në listë
për përhapje dhe shtim të përdoruesve
të internetit. Por ndërsa ka një përhapje të
madhe të personave që kanë akses në internet,
personat ekonomikisht jo aktivë dhe
të moshuarit janë shumë pas përdorimit
të rrjetit. Pabarazi
të tilla vihen më
shumë re në Rumani
dhe Bullgari,
si dhe Qipro.
Ndërsa barazia
më e madhe
për sa u përket
shtresave që e
përdorin rrjetin
dhe mungesa e
dasive të mëdha
është në Holandë,
Norvegji, Finlandë
dhe Luksemburg.
Sigurisht dhe kjo
nuk ka nevojë për
statistika dhe studime, brezi i ri është ai që
përdor më shumë kompjuterin dhe rrjetin
dhe kjo sigurisht nuk ka të bëjë vetëm me
Europën, por është një fenomen i përbotshëm.