"Twitter" sulmohet nga hakersat
Një sulm i hakersave, të enjten,
ka mbyllur rrjetin social
shumë të fuqishëm "Twitter" në
internet dhe ndërkohë, Facebook,
një tjetër rrjet social shumë
i famshëm me miliona anëtarë ka
pasur probleme. Sipas "Twitter",
rrjeti po përpiqej që të mbronte
veten nga një sulm që kishte për
qëllim bllokimin e të gjithë shërbimit.
Sipas specialistëve bëhet
fjalë për një sulm të mirorganizuar
të disa hakersave ndaj një
sajti të vetëm të internetit, sulm i
cili ka ndaluar fl uksin dhe trafi kun
e informacioneve dhe të lidhjeve
që të qarkullojë lirshëm si zakonisht.
Për përdoruesit e "Twitter" ky
është një lajm shumë shqetësues,
pasi përmes këtij rrjeti kryhet
një sasi e madhe komunikimi
dhe shkëmbimi informacioni.
Gjithçka ka nisur në orën 9:00 të
paradites dhe deri në mesditën e
djeshme sajti ka pasur probleme
aksesi dhe shpejtësie. Shumë zyrtarë,
por edhe njerëz të thjeshtë
kanë deklaruar se pa këtë rrjet ndihen
tërësisht të humbur, sepse ai
tashmë është kthyer në një pjesë
të zakonshme të jetës së tyre, një
vend ku ata shkëmbejnë informacione,
gjejnë njohje të reja
dhe zbaviten, por të shumtë janë
edhe ata që e përdorin për punë.
Si për çudi edhe "Facebook", dje
ka hasur në vështirësi aksesi dhe
shpejtësie, por menaxheri i këtij
rrjeti tjetër social ka deklaruar
se shumë shpejt gjithçka do të
kthehet si më parë. Sipas tij,
sulme të tilla ndaj rrjeteve të
ndryshme nga grupe individuale,
apo të organizuara hakersash
janë pjesë e realitetit modern të
epokës së informatikës. Çdo ditë
qindra sajte kompanish, sulmohen
nga piratë të ndryshëm, për
të prishur punë, për hobi, por
edhe si pasojë e konkurrencës së
madhe që kanë shumë kompani
njëra me tjetrën. Sigurisht që
disa prej tyre ndreqen, të tjera
qëndrojnë ashtu për disa ditë, por
ka edhe nga ato që shkatërrohen
defi nitivisht. Sipas specialistëve,
ky është një krim i vërtetë dhe jo
një shaka, apo humor, sepse dëmi
që pësojnë shumë njerëz është
shumë më i madh nga sa mund
të merret me mend. Shërbimi
i "Twitter" ka nisur sërish pas
ndërprerjes, por të gjithë përdoruesit
e tij janë paralajmëruar
që të ruajnë kompjuterët nga
viruse të ndryshme, sepse shpesh
përdoruesit e kompjuterëve nuk
janë të ndërgjegjshëm që aparatet
e tyre kanë marrë viruse dhe
se kjo mund të dëmtojë aksesin
e programeve të ndryshme. Për
momentin, identiteti i atyre
që mund të ndodhen pas këtij
sulmi nuk është i përcaktuar,
por sipas një eksperti të sigurisë
së kompjuterëve nuk ka qenë
një sulm dashakeqës i bërë nga
ndonjë konkurrent i keq. "Me
siguri që ky sulm është bërë
nga dikush, apo nga njerëz me
një motiv politik, apo fi nanciar,
në formë kërcënimi", ka thënë
eksperti. Londra është qyteti
me përdoruesit më të shumtë të
"Twitter" dhe dje për të gjithë këta
njerëz ka qenë një ditë kaosi që
nuk do të harrohet kollaj.
Administrata e Obamës
e ka përjashtuar
dërgimin e trupave
amerikane për të
ndihmuar qeverinë në
luftën kundër rebelëve
ka mbyllur rrjetin social
shumë të fuqishëm "Twitter" në
internet dhe ndërkohë, Facebook,
një tjetër rrjet social shumë
i famshëm me miliona anëtarë ka
pasur probleme. Sipas "Twitter",
rrjeti po përpiqej që të mbronte
veten nga një sulm që kishte për
qëllim bllokimin e të gjithë shërbimit.
Sipas specialistëve bëhet
fjalë për një sulm të mirorganizuar
të disa hakersave ndaj një
sajti të vetëm të internetit, sulm i
cili ka ndaluar fl uksin dhe trafi kun
e informacioneve dhe të lidhjeve
që të qarkullojë lirshëm si zakonisht.
Për përdoruesit e "Twitter" ky
është një lajm shumë shqetësues,
pasi përmes këtij rrjeti kryhet
një sasi e madhe komunikimi
dhe shkëmbimi informacioni.
Gjithçka ka nisur në orën 9:00 të
paradites dhe deri në mesditën e
djeshme sajti ka pasur probleme
aksesi dhe shpejtësie. Shumë zyrtarë,
por edhe njerëz të thjeshtë
kanë deklaruar se pa këtë rrjet ndihen
tërësisht të humbur, sepse ai
tashmë është kthyer në një pjesë
të zakonshme të jetës së tyre, një
vend ku ata shkëmbejnë informacione,
gjejnë njohje të reja
dhe zbaviten, por të shumtë janë
edhe ata që e përdorin për punë.
Si për çudi edhe "Facebook", dje
ka hasur në vështirësi aksesi dhe
shpejtësie, por menaxheri i këtij
rrjeti tjetër social ka deklaruar
se shumë shpejt gjithçka do të
kthehet si më parë. Sipas tij,
sulme të tilla ndaj rrjeteve të
ndryshme nga grupe individuale,
apo të organizuara hakersash
janë pjesë e realitetit modern të
epokës së informatikës. Çdo ditë
qindra sajte kompanish, sulmohen
nga piratë të ndryshëm, për
të prishur punë, për hobi, por
edhe si pasojë e konkurrencës së
madhe që kanë shumë kompani
njëra me tjetrën. Sigurisht që
disa prej tyre ndreqen, të tjera
qëndrojnë ashtu për disa ditë, por
ka edhe nga ato që shkatërrohen
defi nitivisht. Sipas specialistëve,
ky është një krim i vërtetë dhe jo
një shaka, apo humor, sepse dëmi
që pësojnë shumë njerëz është
shumë më i madh nga sa mund
të merret me mend. Shërbimi
i "Twitter" ka nisur sërish pas
ndërprerjes, por të gjithë përdoruesit
e tij janë paralajmëruar
që të ruajnë kompjuterët nga
viruse të ndryshme, sepse shpesh
përdoruesit e kompjuterëve nuk
janë të ndërgjegjshëm që aparatet
e tyre kanë marrë viruse dhe
se kjo mund të dëmtojë aksesin
e programeve të ndryshme. Për
momentin, identiteti i atyre
që mund të ndodhen pas këtij
sulmi nuk është i përcaktuar,
por sipas një eksperti të sigurisë
së kompjuterëve nuk ka qenë
një sulm dashakeqës i bërë nga
ndonjë konkurrent i keq. "Me
siguri që ky sulm është bërë
nga dikush, apo nga njerëz me
një motiv politik, apo fi nanciar,
në formë kërcënimi", ka thënë
eksperti. Londra është qyteti
me përdoruesit më të shumtë të
"Twitter" dhe dje për të gjithë këta
njerëz ka qenë një ditë kaosi që
nuk do të harrohet kollaj.
Administrata e Obamës
e ka përjashtuar
dërgimin e trupave
amerikane për të
ndihmuar qeverinë në
luftën kundër rebelëve