BE, thirrje për sanksione shtesë kundër Iranit
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të tjera ndaj Iranit deri në fund të janarit për të rritur presionin ndaj Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor.
Megjithatë, liderët nuk kanë bërë një thirrje të qartë për një embargo të naftës iraniane, që diplomatët e BE-së e kanë diskutuar këtë muaj.
Ata i bënë thirrje ministrave të jashtëm të zgjerojnë sanksionet ekzistuese, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për ata që janë përfshirë në punët bërthamore.
Krerët e BE-së bënë thirrje gjithashtu që të studiohen "masa shtesë kundër Iranit, si një çështje prioritare dhe t`i miratojnë këto masa jo më vonë se në sesionin e ardhshëm", që është planifikuar për datën 30 janar.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike muajin e kaluar ka lëshuar dëshmi të reja që konfirmojnë shqetësimet ndërkombëtare se Irani po zhvillon bomba atomike.
Ndërsa, Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.