E Diel, 1 Nëntor 2026

Engel: Serbia në BE vetëm kur të njohë Kosovën

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel përshëndeti vendimin e Bashkimit Europian për pranimin e Kroacisë si anëtare të 28-të Bashkimit Evropian dhe refuzimin e dhënies së statusit kandidat ndajSerbisë për shkak të politikave të saj ndaj Kosovës, që zoti Engel i quan penguese.
 

"Megjithëse nuk jam kundër që Serbia të anëtarësohet një ditë në BE, tha zoti Engel, Brukseli u tregua i mençur që e shtyu kandidaturën e Beogradit për shkak të qendrimeve të tij penguese ndaj Kosovës.”
 

Serbia, tha ai, thjesht nuk duhet të lejohet në BE derisa të zgjidhet çështja e njohjes së Kosovës. Ajo nuk duhet lejuar të bllokojë kandidaturën e ardhshme të Kosovës për në Bashkimin Evropian, tha anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga Nju Jorku.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›