E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ul tarifat e telefonise celulare

Parlamenti Evropian miratoi nje ligj te ri qe do te beje te mundur uljen me rreth 60 per qind te tarifave per perdoruesit evropiane te telefonise celulare. Ne kete mase detyruese perfshihet dergimi i mesazheve me tekst dhe perdorimin i internetit nga nje kompjuter portabel. Parlamenti Evropian aprovoi me 646 vota pro dhe 22 vota kunder ligjin qe hyn ne fuqi ne korrik. Shtetet e Bashkimit Europian jane shprehur me nje deklarate te perbashket se mbeshtesin miratimin e ketij ligji. Operatoret e telefonise celulare dhe te internetit do te lejohen te kene tarifa maksimale prej 11 cent per mesazhet tekst nga 28 qe eshte aktualisht. Shkarkimi i te dhenave nga nje kompjuter portabel nderkohe qe shtetasit jane jashte vendit te tyre, por brenda kufijve te Bashkimit Europian do te kushtoje maksimalisht 1 euro, nderkohe qe aktualisht eshte 1,68 euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›