BE vendos ne listen e zeze te terroristeve krahun ushtarak te Hezbollahut
Krahu ushtarak i Hezbollah ka përfunduar në listën e zezë të organizatave terroriste të Bashkimit Europian. Marrëveshja politike ëshët arritur ndërmjet 28 ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian gjatë mbledhjes së Këshillit në Bruksel.
Europa ka dashur të dërgojë një mesazh të qartë për lëvizjen shiite libaneze.
“Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë që të krijohet një precedent që do të bënte të mundur akte terroriste si ato në Bullgari dhe në Qipro apo veprime si ato që po kryhen nga kjo lëvizje në Siri. Ka ardhur momenti që të thuhet e vërteta.
Ndër mbështetësit kryesorë të kësaj marrëveshjeje ka qenë dhe Britania e Madhe.
“Europa do të ruajë mundësinë e një dialogu politik me lëvizjen dhe do të vazhdojmë punën tonë për të krijuar stabilitet në vend. Mbretëria e Bashkuar po bën shumë duke kontribuar dhe ndihmuar në punën e forcave ushtarake libaneze për të pasur kufij të sigurtë.
Por dallimi dhe ndarja mes dy kaheve atij politik dhe atij ushtaral të lëvizjes shiite libaneze do të jetë dhe pengesa më e madhe në aplikimin e normativës.