E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Bashen Historia e suksesit te PD-se

Fitoren e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një histori të vërtetë suksesi të të riut që u zgjodh me vota plebishitare. Në një konferencë për mediat Berisha ka renditur të gjitha arritjet e Lulzim Bashës që nga rinia e hershme e deri në psotet minsitrore që ka mbajtur.
“Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha I cili u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratik në votimin e djeshëm një anëtar një votë. Z. Lulzim Basha përfaqëson suskesin e të riut shqiptar i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist do të meritonte të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, PD-në, në zgjehdjet e para pluraliste të vendit. Më pas si qindra të rinj shqiptar që dolën në liri studio në një nga universitetet më të njohura të Europës.
Më pas ndihmoi në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Basha është historia e vertetë e suksesit të Partisë Demokratike. Ai përmbushi me një vendosmëri aftësie e përkushtimi të madh çdo mision që iu dha”- deklaroi Berisha.
Kryeminsitri vlerësoi procesin e votimit në Partinë demokratike, që sipas tij ishte një provë që demokratët e kaluan me sukses, duke faktuar para shqiptarëve se PD është një promotore e vlerave.
“Partia Demokratike është parti e vlerave, parimeve, më të shkëlqyera, më të larta dhe ajo jo se ka pasur shkop magjik por se ka pasur një program me vlera dhe parime. PD-ja ka arritur të shënojë në biografinë e saj suksese dhe arritje të mëdha. PD-ja ka mbetur në Europën ish-komuniste forca e themeluar në vitet 90 më e fuqishme. PD-ja faktoi dje para shqiptarëve se është një forcë e vlerave. Dje votuan mbi 41 mijë anëtarë duke befasuar, duke dëshmuar që pavarësisht nga rezultati i 23 qershorit demokratët mbeten të pathyeshëm. Ndaj dhe unë do të shpreh edhe mirënjohjen time më të thellë ndaj tyre” u shpreh Berisha, ndërsa falenderoi të gjitha strukturat e PD-së për punën e kryer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›