BE zhbllokon fondet e para për Hungarinë: Budapesti ka marrë hapa të rëndësishëm për fuqizimin e shtetit të së drejtës

Komisioni Evropian bëri të mërkurën me dije se ka propozuar zhbllokimin e një shume prej 4.2 miliardë eurosh për Hungarinë dhe kalimin e këtyre fondeve në programet e BE-së për lëvizshmërinë e studentëve dhe kërkimin shkencor, pasi qeveria e re në Budapest zbatoi reformat e premtuara.
Kryeministri hungarez Peter Magyar lanncoi një fushatë reformash pasi mori detyrën këtë vit, me synim rifitim e aksesit në më shumë se 16 miliardë euro që Brukseli kishte ngrirë për shkak të shqetësimeve lidhur me respektimin e shtetit të së drejtës gjatë qeverisjes së ish kryeministrit nacionalist Viktor Orban.
“Hungaria ka marrë hapa të rëndësishëm për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe për mbrojtjen e interesave financiare të BE”, u shpreh presidentja e komisionit evropian Ursula von der Leyen. Propozimi i Komisionit Evropian duhet të aprovohet nga shtetet anëtare brenda një muaji.
Përveç këtyre 4.2 miliardë eurove. Hungaria po kërkon zhbllokimin e 10 miliardë eurove si fonde rimëkëmbjeje, një kërkesë që është ndërkohë në proces vlerësimi nga Komisioni.
2 miliardë të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar për shkak të shqetësimeve në lidhje me sistemin e azilit, ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe lirinë akademike, çështje kjo që Magyar është zotuar t’i zgjidhë deri në fund të këtij viti.
/rtsh.al/