BEJRUT – Hezbollahu zgjedh Naim Qassem si kryetar pas vdekjes së Hassan Nasrallah

BEJRUT, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Milicia shiite libaneze Hezbollah tha sot se ata kanë zgjedhur zëvendësshefin, Naim Qassem për të udhëhequr grupin, katër javë pas vrasjes së sekretarit të përgjithshëm, Hassan Nasrallah.
“Këshilli Shura i Hezbollahut ra dakord të zgjidhte Naim Qassem si sekretar të përgjithshëm të Hezbollahut”, tha Hezbollah në një deklaratë.
“Ne i zotohemi Sayyed Hassan Nasrallahut, dëshmorëve, luftëtarëve të rezistencës islame dhe njerëzve tanë të palëkundur, të durueshëm dhe besnikë, që të punojmë së bashku për të arritur parimet dhe qëllimet e Hezbollahut dhe ta mbajmë flakën e rezistencës ndezur dhe flamurin e saj të ngritur deri sa të arrihet fitorja”, theksohej në të.
Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut në fund të shtatorit./ /os/