E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJEORGJI – Dhjetëra-mijëra njerëz kërkojnë zgjedhje të reja

TBILISI, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Dhjetëra-mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi kundër fitores së partisë qeverisëse ”Ëndrra gjeorgjiane” në zgjedhjet parlamentare, mes thirrjeve të opozitës për një rivotim të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.

Presidentja pro perëndimore e vendit, Salome Zourabichvili, iu drejtua protestuesve, ndërsa njerëzit valëvitnin flamuj evropianë dhe gjeorgjianë përpara parlamentit.

“Vota juaj u vodh dhe ata u përpoqën të vidhnin të ardhmen tuaj”,  theksoi ajo.

Pavarësisht provave të gjera të parregullsive, komisioni zgjedhor i Gjeorgjisë shpalli partinë konservatore nacionaliste “Ëndrra gjeorgjiane” fituese të zgjedhjeve me një përqindje votash prej rreth 54%, sipas të dhënave paraprake.

Aleancat opozitare pro evropiane morën 11% ose më pak të votave.

Zourabichvili tha se nuk do të njihte rezultatet e votimeve duke thënë se ato ishin krejtësisht të falsifikuara për shkak të ndërhyrjes ruse.

”Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë në këtë vend”, theksoi ajo./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›