E Enjte, 5 Nëntor 2026

BEJRUT – I dërguari i SHBA-së nis bisedimet për shmangien e përshkallëzimit të situatës në jug

BEJRUT, 18 qershor /ATSH-DPA/- I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Amos Hochstein ka nisur sot bisedimet kryesore me zyrtarët libanezë që synojnë të shmangin përshkallëzimin e dhunës në kufirin libanezo-izraelit.

Zyrtari amerikan do të nisë bisedimet e tij në kryeqytet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Libanit Nabih Berri, një aleat kyç i lëvizjes pro-iraniane Hezbollah. Më pas ai do të zhvillojë bisedime me kryeministrin libanez Najib Mikati dhe ministrin e Jashtëm Abdallah Bou Habib.

Sipas një burimi të qeverisë libaneze, Hochstein, i cili vizitoi Izraelin, u dërgua në rajon në “një vizitë urgjente të papritur” për të kontrolluar përkeqësimin e situatës midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe për të parandaluar një luftë të përgjithshme që të shpërthejë në zonë.

Mediat izraelite raportuan sot se Benny Gantz, kreu i aleancës politike të Unitetit Kombëtar, i tha të dërguarit të SHBA-së se “koha po mbaron” për të arritur çdo lloj marrëveshjeje diplomatike për të rivendosur qetësinë përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›