BEJRUT – Izraeli vret një komandant të Hezbollahut, ndërsa Libani lëshon 160 raketa

BEJRUT, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Një komandant i lartë i lëvizjes pro-iraniane Hezbollah u vra në një sulm izraelit gjatë natës në Libanin jugor, thanë burimet e sigurisë, ndërsa Libani u përgjigj me sulme masive ajrore.
”Taleb Abdallah dhe tre luftëtarë të Hezbollahut u vranë në një sulm izraelit me dron në një shtëpi në qytetin jugor Jwaya”, theksuan burimet.
Hezbollah tha se funerali i komandantit do të mbahet më vonë në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i mbështetjes për lëvizjen.
Hezbollahu iu referua Talebit si komandant, por nuk specifikoi gradën e tij.
Burimet libaneze të sigurisë thanë se Taleb ishte kreu i të ashtuquajturës Brigadë al-Nasr të Hezbollahut, përgjegjës për operacionet ushtarake në sektorin qendror të Libanit jugor.
Mediat lokale libaneze thanë se ai ishte një nga oficerët e rangut më të lartë që u vra që nga Wissam al-Tawil, një tjetër komandant i lartë i Hezbollahut i vrarë në janar nga Izraeli në Majdel al-Selim, Libani jugor./ /os/