E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Gjermania monitoron numrin në rritje të ekstremistëve të djathtë

BERLIN, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Shërbimi sekret kombëtar gjerman tha se numri i ekstremistëve të krahut të djathtë vazhdon të rritet, ndërsa vendi po përballet me pasojat nga zgjedhjet evropiane që panë partinë e ekstremit të djathtë gjerman AfD të fitojë vendin e dytë.

“Ne po shohim një rritje të re në numrin e ekstremistëve të dhunshëm të krahut të djathtë”, tha kreu i shërbimit, Thomas Haldenwang.

Agjencia e tij planifikon të paraqesë raportin e saj vjetor për 2023 javën e ardhshme.

Rritja e regjistruar në vitin 2022 prej rreth 14,5%, ose 38 800 persona, vjen kryesisht për faktin se për herë të parë disa anëtarë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) po monitorohen si një grup i njohur ekstremist i djathtë.

Sipas shërbimeve, rreth 10 200 anëtarë të partisë dhe krahut rinor të saj mund të klasifikohen si ekstremistë të krahut të djathtë.

”Rritja e fundit e ekstremizmit të krahut të djathtë, nga ana tjetër, mund të gjurmohet në disa lëvizje të veçanta”, tha Haldenwang.

”Në mars 2021, shërbimet e klasifikuan AfD-në si një grup të dyshuar ekstremist. Që atëherë, tendencat ekstremiste të krahut të djathtë brenda partisë janë rritur”, theksoi  Haldenwang./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›