E Shtunë, 31 Tetor 2026

(BE)LULI i Saliut hap thesin për 100 ditët e mashtrimeve

Share

Nga Kledian Lula

kledianlula@ymail.com

Me gjuhën demagogjike e mashtruese të Saliut, foli edhe (BE)LULI i Saliut Lulëzim Basha, kur doli publikisht për të ekspozuar arritjet e 100 ditëve në krye të bashkisë Tiranë. Gjatë 40 ditëve të fushatës elektorale, na kujtohet që (BE)LULI i Saliut, duke zbardhur dhëmbët, bëri 30 premtime të rëndësishme social-ekonomike, urbanistike, institucionale, tregtare, mjedisore etj, të cilave u vendosi edhe afat realizimi. Kujtojmë, që gjatë prezantimit të LULIT, kryeministri demagog e mashtrues SALI BERISHA, dukej sikur fliste për figurën komike të BELULIT, që sipas SALIUT, ashtu si në krye të 3 ministrive do bënte namin edhe në krye të Tiranës.  Edhe vetë LULI në 100 ditëshin e drejtimit të tij na u shfaq si BELULI. Tamam si shef i tij SALIU, gjithë pompozitet dhe demagogji, njoftoi miletin e Tiranës, se kishte mbajtur premtim-mashtrimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Në këto 100 ditë, (BE)LULI njihet për këto realizime:

1.      (BE)LULI i Saliut, premtoi se nuk do të bënte spastrime politike e klienteliste në administratën e bashkisë, por që ditën e parë nisi spastrimet masive në administratë, duke boshatisur të gjitha zyrat nga specialistët, madje edhe pastrueset, duke i mbushur ato brenda 24 orëve me militantë, mitingashë, ortakë biznesesh e interesash dhe me familjarë të tij e të kupolës PD-LSI.

2.      (BE)LULI i Saliut premtoi se do të krijonte drejtori të barazisë gjinore, me të cilën do të mbronte këtë të drejtë publike të grave, por sot në 100 ditëshin e tij, ai quan arritje faktin që ka pushuar pa asnjë motiv nga puna dhe nxjerrë me dhunë nga zyrat e bashkisë punonjëset femra, duke ushtruar dhunë fizike publike edhe kundër grave që protestuan kundër kësaj dhune.

3.      (BE)LULI i Saliut premtoi se do të krijonte një drejtoi kulturore me aktivitete të shumta në kryeqytet, por sot në 100 ditëshin e tij tregon se i ka dhënë goditje shkatërruese teatrit Metropolitan të Tiranës, me largimin nga puna për motive politike e hakmarrje personale, të drejtuesve, aktorëve e specialistëve.

4.      (BE)LULI i Saliut premtoi se brenda 60 ditësh do ta kthente Liqenin Artificial të Tiranës, në park perlë turistike, por edhe sot në 100 ditëshin e tij, jo vetëm që nuk e bëri siç premtoi, por e ktheu në moçal, i thau edhe ujin, duke krijuar një super-basen plehrash, ndotjesh e infeksionesh për banorët që e frekuentojnë dhe që pranë tij.

5.      (BE)LULI i Saliut premtoi parqe të gjelbëruar, por firmën e parë pas 20 ditësh si kryebashkiak, (BE)LULI i Saliut e hodhi për zhdukjen e kopshtit botanik, duke e betonizuar për interesa të firmave ndërtuese të pushtetit të familjes së shef SALIUT.

6.      (BE)LULI i Saliut, ashtu si Saliu në vitin 2006 që premtoi dhe mashtroi, premtoi Kartat e Studentit, por sot në 100 ditëshin e tij, del e mashtron se takoi disa rektorë universitetesh dhe bëri sikur firmosi marrëveshjen për këto karta, kur dihet që rektorët përveç listave të studentëve, nuk kanë asgjë fuqi në dorë për përdorimin e këtyre kartave, mbasi zbatimin e tyre në praktikë e kanë në dorë shërbimet publike e private, të cilat e kanë kundërshtuar (BE)LULIN e Saliut për futjen në përdorim të kësaj Karte.

7.      (BE)LULI i Saliut premtoi se në datën 14 nëntor do të përfundonte sheshin Skënderbej, por në 100 ditëshin e tij bllokoi punimet, shkatërroi projektin 4 milion euro dhe  asfaltoi ato sipërfaqe që ishin bërë gati nga ekipi RAMA, duke deklaruar se sheshi do bëhet gati pas 3 vjetësh.

8.      (BE)LULI i Saliut premtoi se brenda 90 ditëve do të paraqiste planin urbanistik të Tiranës, por në 100 ditëshin e tij doli e tha, se ky plan do jetë gati brenda vitit 2012.

9.      (BE)LULI i Saliut, premtoi se në datën 4 nëntor 2011 do të jepte hipotekat, por në 100 ditëshin e tij, ai përdori dosjet e bëra gati nga ekipi RAMA e të bllokuara prej 5 vjetësh nga qeveria SALI, duke deklaruar se ato do jepen shumë shpejt (siç janë realizuar dhe legalizimet).

10.  (BE)LULI i Saliut, premtoi se në datën 1 tetor 2011, do të bëhej lirimi i trotuareve nga pushtuesit e kafeneve, tregtarëve e artizanëve, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se (BE)LULI, hoqi vetëm disa karrige varfanjakësh qe lypin buke dhe disa shitës bananesh, mbushës çakmaku e shitës farash, ndërsa mjediset kryesore të Tiranës, vazhdon të mos i lirojë, sepse janë familjarë e bosa të pushtetit PD-LSI.

11.  (BE)LULI i Saliut premtoi për një shërbim urban modern brenda 60 ditëve, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se ky shërbim mbetet siç ka qënë: me papastërti, me orare sipas interesave të firmave të transportit, ku rekord është linja Kombinat-Kinostudio.

12.  (BE)LULI i Saliut premtoi se do të ushtrohet kontroll dhe do të vendoset siguri në tregjet e Tiranës, por sot në 100 ditëshin e tij ai ngriti vetëm një drejtori konsumatori me militantë të PD-LSI, ndërsa tregu vazhdon të jetë me pisllëk, me mallra të skaduar, me çmime sipas qejfit

13.  (BE)LULI i Saliut premtoi prishjen e ndërtimeve pa leje, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se ka prishur vetëm 13 objekte të kundërshtarëve politikë, ndërkohë që nuk firmos prishjen e 1517 objekteve të paligjshme, të denoncuara nga qytetarët, sepse janë në pronësi të familjarëve të kupolës PD-LSI.

14.  (BE)LULI i Saliut premtoi se do të punësonte 30 mijë banorë të kryeqytetit, por sot në 100 ditëshin e tioj, rezulton se ka larguar 213 punonjës nga bashkia dhe ka punësuar afro 320 banorë të zonave të gruas së tij, shokë të kunatit dhe banorë të zonave të shefave të pushtetit PD-LSI.

15.  (BE)LULI i Saliut, premtoi se çdo të premte do të ketë takim me popullin, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se populli nuk pranohet as të futet në zyrat e bashkisë as për kërkesa e ankesa, mbasi nuk e lejon garda personale e (BE)LULIT.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›