E Hënë, 2 Nëntor 2026

BEOGRAD – Mijëra serbë protestojnë kundër qeverisë

BEOGRAD, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Mijëra serbë dolën përsëri në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër presidentit, Aleksandar Vuçiç duke e akuzuar atë për korrupsion dhe sundim autokratik.

Protestuesit marshuan drejt ndërtesës kryesore qeveritare, Pallatit të Drejtësisë dhe disa ndërtesave të Ministrisë së Brendshme.

Zemërimi publik u intensifikua pas një goditjeje të dhunshme policore në qytetin verior të Novi Sadit.

”Oficerët përdorën gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe shkopinj kundër protestuesve paqësorë”, sipas raporteve të medias.

Trazirat u përshkallëzuan në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Novi Sadit pasi dekani, me ndihmën e policisë, i detyroi studentët të braktisnin ndërtesën që kishin zënë për nëntë muaj.

Protestat, të cilat kanë vazhduar për më shumë se 10 muaj, u nxitën fillimisht nga shembja e një strehe në një stacion treni të rinovuar së fundmi në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Ekspertë të pavarur dhe figura të opozitës fajësojnë për katastrofën neglizhencën dhe korrupsionin e qeverisë Vuçiç./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›