BERAT/ Vjedh makinen e ISKSH-se, ndalohet Vjeshta
Nje 46-vjecar eshte arrestuar nga policia e Beratit diten e djeshme ndersa perpiqej te arratisej se bashku me makinen prone e ISKSH-se se ketij rrethi. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan te dyshuarin Spiro Vjeshta ne aksin rrugor Berat-Fier, ne vendin e quajtur "Qafa e Sqepurit". Vjeshta eshte identifikuar si autor i vjedhjes se mjetit tip "Benz 250", me targa BR 0254, prone e drejtorise se ISKSH-se ne qytetin e Beratit. Drejtues te institucionit kishin denoncuar ne polici vjedhjen e mjetit, qe mbahej ne ruajtje nga G. S., ne Uren Vajgurore. Mjeti mesohet se ishte grabitur nga parkingu ku mbahej gjate nates, nderkohe qe policia ndaloi te dyshuarin per "vjedhje te mjeteve motorike".
E. H.
E. H.