E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Baerbock kërkon armëpushim në Gaza, pasi zonat e sigurta po goditen sërish e sërish

BERLIN, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kritikoi sot veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza, duke bërë thirrje për një armëpushim.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit. Por, ligji ndërkombëtar humanitar vendos kufij për çdo luftë. Kjo duhet të marrë fund”, tha ajo.

”Pothuajse 80% e Rripit të Gazës është shpallur zonë evakuimi nga ushtria izraelite”, tha Baerbock.

“Edhe vendet absolutisht të mbipopulluara, të shpallura si zona të sigurta nga ushtria izraelite, po goditen vazhdimisht”, shtoi ajo.

Ndërkohë, qeveria gjermane tha se është thellësisht e shqetësuar nga refuzimi i parlamentit izraelit për krijimin e një shteti palestinez.

”Rezoluta bie ndesh me disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Izraeli po distancohet nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar dhe po izolohet”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›