MUZIKE – Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

BAZEL, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve.
”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë më në garë”, raporton transmetuesi.
Në vendimin paraprak janë marrë në konsideratë kritere si projektimi i pavijoneve, lidhjet me transportin publik, qëndrueshmëria, gjendja e kapaciteteve akomoduese si dhe konceptet e sigurisë.
Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, një shumicë e vogël e zviceranëve kanë një mendim negativ për organizimin e Eurovision Song Contest 2025. /os/