BERLIN – Baerbock kritikon SPD-në e Scholz-it për mbështetjen e lëkundur për Kievin

BERLIN, 7 shtator /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock akuzoi sot socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz (SPD) për reduktimin e mbështetjes për Ukrainën – vetëm dy javë përpara zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore.
Baerbock, një anëtare e të Gjelbërve dhe një mbështetëse e vendosur e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë – foli gjatë një takimi të partisë në qytetin lindor Potsdam, kryeqyteti i Brandenburgut.
Përpara zgjedhjeve më 22 shtator, Baerbock tha se priste që kryeministri i Brandenburgut Dietmar Woidke të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën – por ishte e tronditur pasi SPD-ja ishte e lëkundur për furnizimin me armë të vendit të luftuar – sipas një treguesi parazgjedhor për votuesit.
Dokumenti në fjalë bëri që SPD-ja të përgjigjej “neutralisht” ndaj deklaratës: “Brandenburgu duhet të punojë për të siguruar që Gjermania të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë”.
Ukraina është mbrojtur nga pushtimi rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022, e mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe, kryesisht, SHBA-ja. //a.i/