BERLIN – Baerbock përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gazë

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e quajti sot marrëveshjen e armëpushimit në Gazë një “progres të madh” – ndërsa paralajmëroi për sfida të mëtejshme.
“Asgjë nuk është e sigurt, siç tregon shpesh situata globale, por ky është tani një progres i madh,” tha Baerbock për transmetuesin ARD.
Ministrja gjermane tha se marrëveshja midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas – e cila u njoftua dje në mbrëmje nga ndërmjetësi i Katarit – ishte rezultat i 15 muajve të punës së palodhur që nga shpërthimi i konfliktit pas sulmeve të 7 tetorit.
“Pengjet e mbetur izraelitë të mbajtur nga Hamasi duhet të lirohen, dhe më shumë ndihma humanitare duhet të lejohen në Gazë”, tha Baerbock.
“Tani është e rëndësishme të zbatojmë atë që kemi përgatitur. Dhe Gjermania është gati për këtë”, tha ajo.
“Vendet evropiane mund të ndihmojnë në rindërtimin e kalimit kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Gazës”, tha Baerbock.
“Kalimi kufitar është i dëmtuar. BE-ja mund të ofrojë mbështetje për këtë”, shtoi ajo. //a.i/