E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia: Dyshohet për çarjen e digës së hidrocentralit në Lukovë

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Policia e Himarës njofton se rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Hidrocentrali i fshatit Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasë dhe prodhon energji elektrike për zonën bregdetare të Himarës.

Pamje të transmetuara në media, tregojnë se si pasojë e shpërthimit të digës ka patur përmbytje në rrugën nacionale, Lukovë- Bunec, që kalohet me mjete të rënda, por edhe në disa biznese në zonë.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Policia bën të ditur se deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›