BERLIN – Gjermania raporton rritje të ndjeshme të krimit ekstremist të krahut të djathtë

BERLIN, 21 gusht /ATSH-DPA/- Numri i krimeve ekstremiste të krahut të djathtë në Gjermani po shkon drejt një niveli të ri, me 4922 vepra penale të krahut të djathtë të motivuara politikisht të regjistruara në tremujorin e dytë – një rritje prej rreth 1000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Informacioni u dha nga Ministria e Brendshme në përgjigje të disa pyetjeve parlamentare nga Dhoma e Ulët e parlamentit ose nënkryetarja e Bundestagut Petra Pau nga partia e së majtës Die Linke (partia e Majtë).
Një rritje e ngjashme u regjistrua edhe në tremujorin e parë.
Ministria vuri në dukje se shifrat nuk ishin ende përfundimtare dhe mund të ndryshonin ndjeshëm për shkak të raportimeve të vonuara nga policia. Vitin e kaluar u raportuan 28 945 vepra të ekstremistëve të djathtë.
Në përgjithësi, numri i përgjithshëm prej 60 028 veprash penale të regjistruara të motivuara politikisht – pavarësisht nga bindjet ideologjike – është shifra më e lartë që nga prezantimi i statistikave në 2001. //a.i/