E Premte, 6 Nëntor 2026

BERLIN – Landet gjermane nisin iniciativën për miqësi më të ngushtë me Poloninë

BERLIN, 17 maj /ATSH-DPA/- Disa lande federale gjermane kanë nisur një iniciativë për të krijuar lidhje më të ngushta midis qytetarëve në Gjermani dhe Poloni, duke përfshirë vizitat në vendin fqinj, mësimin e gjuhës dhe ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë.

Marrëdhëniet midis qeverisë gjermane dhe polake kanë qenë të tensionuara prej vitesh, kryesisht për shkak të gazsjellësit “Nord Stream” që solli gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik, duke anashkaluar Poloninë.

Që kur qeveria konservatore nacionaliste në Varshavë u votua në fund të vitit 2023, të dy qeveritë janë afruar sërish politikisht.

Rreth 2 milionë banorë me rrënjë polake jetojnë në Gjermani, ndërsa Polonia ka një pakicë të njohur gjermane prej rreth 300 000 banorësh.

Në nivel politik, traktati i miqësisë gjermano-polake i vitit 1991 do të modernizohet, i ngjashëm me traktatin franko-gjerman të Elisesë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›