Qyteti i gurtë plot me vizitorë, Rama: Gjirokastra sonte

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Qyteti i Gjirokastrës, mbrëmjen e sotme është përfshirë nga atmosfera festive e muzikës popullore.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale momente nga spektakli festiv, ku shihen dhjetra qytetarë e turistë në Qafën e Pazarit, në Gjirokastër, që i janë bashkuar festës me muzikë dhe këngë popullore, duke gjëlluruar mjediset e qendrës së qytetit deri në orët e vona të natës.
“Gjirokastra sonte”, shkroi Rama.
Kjo festë e këngës popullore, organizuar nga Bashkia Gjirokastër dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, vjen në prag të çeljes së sezonit turistik, duke ofruar diversitet dhe vlerë të shtuar në agjendën turistke të Gjirokastrës.
Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.