E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Operacione policore për frenimin e tregtisë ndërkombëtare të armëve

BERLIN, 20 qershor /ATSH-DPA/ – Policia e Berlinit kreu sot një seri kontrollesh, si pjesë e hetimit të saj mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, njoftuan autoritetet.

”Rreth 150 oficerë u vendosën si pjesë e kontrolleve në disa lagje të qytetit”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ajo nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme rreth operacionit të policisë.

“Berlini është dhe mbetet një pikë e nxehtë për rrjetet kriminale ndërkombëtare, kjo vlen si për drogën ashtu edhe për tregtinë e armëve me tehe, të cilat shpërndahen nëpërmjet rrjetit të errët ose bandave të mirorganizuara”, shpjegoi kreu i sindikatës së policisë së Berlinit. Stephan Well, sipas një deklarate./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›