E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJERMANI – CDU/CSU: Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë si udhërrëfyes për migracionin

BERLIN, 20 qershor /ATSH-DPA/ – BE-ja prej kohësh po kërkon një rregullore, sipas së cilës migrantët ose t’u nënshtrohen procedurave të azilit në vendet tranzit në rrugën e tyre për në Evropë ose të dërgohen në vende të treta jashtë BE-së pasi mbërrijnë në vendet e BE-së.

Në veçanti, politikanë gjermanë nga CDU/CSU kanë bërë presion për një marrëveshje me vendet e treta, të modeluar sipas projektmarrëveshjes së Italisë me Shqipërinë për strehimin dhe përpunimin e migrantëve azilkërkues.

”Megjithëse kjo nuk mund të transferohet një për një në Gjermani, ajo mund të shërbejë si një model që BE-ja duhet të ndjekë”, thanë ata, duke vënë në dukje se do të duhet të gjendet një vend që është i gatshëm të bashkëpunojë.

Në rezolutën e tyre, shtetet tani po i bëjnë thirrje qeverisë federale të “zhvillojë modele konkrete për zbatimin e procedurave të azilit në vendet transitore dhe të treta dhe, në veçanti, të adresojë ndryshimet e nevojshme në rregulloren e BE-së dhe ligjin kombëtar të azilit”.

Udhëheqësit e 16 landeve federale të Gjermanisë po i bëjnë thirrje së bashku qeverisë gjermane që të zhvillojë modele konkrete të mundshme për dhënien e procedurave të azilit në vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Kryeministrat e landeve ranë dakord për një dokument për migracionin, përpara takimit të tyre me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilin migrimi dhe politika e azilit pritej të ishin temat mbizotëruese.

Dokumenti i kërkon qeverisë së Scholzit të “zhvillojë modele konkrete për zbatimin e procedurave të azilit në tranzit dhe vendet e treta dhe, në veçanti, të adresojë ndryshimet e nevojshme në rregulloren e BE-së dhe ligjin kombëtar të azilit”.

Social Demokratët (SPD) megjithatë shprehën skepticizëm se një rregullore e tillë mund të reduktonte imigracionin e parregullt në një masë të madhe.

“Unë nuk besoj se kjo do të jetë një zgjidhje për problemet tona strukturore”, tha kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, gjithashtu e SPD-së, kishte shprehur më parë një qëndrim të ngjashëm.

Nga ana tjetër, CDU/CSU, si konservatorë, janë të kënaqur.

Kryeministri i landit të North Rhine-Westphalia, Hendrik Wust (CDU), i bëri thirrje Scholzit që ta shohë marrëveshjen midis landeve si një mandat për të “trajtuar një zgjidhje të vendit të tretë me kujdes, seriozitet dhe vendosmëri”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›