E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Përpjekja e Merz për t’u bërë kancelar dështon në votimin e parë parlamentar

BERLIN, 6 maj /ATSH-DPA/- Ligjvënësit gjermanë mbetën të shtangur sot, pasi udhëheqësi konservator Friedrich Merz nuk arriti të siguronte shumicën absolute në raundin e parë – për t’u zgjedhur kancelar i ri i vendit.

Koalicioni i ardhshëm i Merz – i përbërë nga Demokratët e tij të Krishterë (CDU), Unioni Social i Krishterë (CSU) në Bavari dhe Socialdemokratët (SPD) të qendrës së majtë – mban 328 vende në Bundestagun me 630 vende – Dhomën e Ulët të parlamentit të Gjermanisë – por ai mori vetëm 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme.

Politikanët kryesorë u tronditën nga rezultati ndërsa shumë prej tyre dolën nga salla pa dhënë një koment.

Sipas Ligjit Bazë, kushtetutës de facto të Gjermanisë, ligjvënësit kanë 14 ditë për të zgjedhur një kancelar me shumicë absolute.

Mes pasigurisë pas rezultatit, fillimisht nuk ishte e qartë nëse sot mund të mbahet një votim i dytë.

Spekulimet ishin të shumta se pse Merz nuk arriti të siguronte shumicën në votimin e fshehtë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›