E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Merz do të përballet me votim të dytë pas dështimit në raundin e parë për postin e kancelarit

BERLIN, 6 maj /ATSH-DPA/- Udhëheqësi konservator gjerman, Friedrich Merz do të garojë për postin e kancelarit në një raund të dytë votimi sot pasdite, pasi nuk arriti të siguronte shumicën absolute të nevojshme në parlament në raundin e parë.

Merz pësoi një humbje të paprecedentë sot në mëngjes, duke mos arritur të zgjidhej nga ligjvënësit në raundin e parë të votimit parlamentar – që nga Lufta e Dytë Botërore.

69-vjeçari mori 310 vota në Bundestagun me 630 vende – Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë – gjashtë më pak se shumica e nevojshme (316) për të siguruar zgjedhjen e tij të shumëpritur për të pasuar Olaf Scholz.

Sipas Ligjit Bazë, kushtetutës de-facto të Gjermanisë, ligjvënësit tani kanë 14 ditë për të zgjedhur një kancelar me shumicë absolute, pa kufizim në numrin e votave.

“Pas konsultimeve me ekspertë ligjorë, koalicioni i ardhshëm ra dakord për një votim të dytë sot në orën 15:15”, sipas burimeve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›