E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz: Shpresoj të jem kandidat për kancelar në 2025, pamvarësisht humbjes në PE

BERLIN, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi gjerman Olaf Scholz është i bindur se do të jetë sërish kandidati për kancelar i partisë së tij të qendrës së majtë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, pavarësisht mundjes që pësoi në votimin e fundit të Parlamentit Evropian.

Në një intervistë për televizionin ARD, i pyetur nëse ishte i sigurt se do të ishte kandidati i ardhshëm i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet e vitit 2025, ai u përgjigj me një “Po”.

Scholz pranoi rezultatin e dobët të arritur nga socialdemokratët dhe dy partitë e tjera në koalicionin e tij, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Të tre partitë së bashku morën më pak se një të tretën e votave.

Por Scholz tha se ai nuk e mbështet thirrjen për votëbesimin e qeverisë së tij në parlament dhe as nuk do të thërriste zgjedhje të parakohshme.

“Fakti është se qeveria ka shumicën në parlament. Këtë javë ne sapo miratuam ligjet në Bundestag dhe kemi mandatin për të përmbushur dhe kryer punën tonë. Kjo është ajo që ne po bëjmë”, theksoi Scholz. /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›