E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama në Dortmund, takon shqiptarët në restorantin më të mirë

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjermani për të mbështetur në stadiumin e Dortmundit, kuqezinjtë që do të përballen me Italinë, këtë mbrëmje, në orën 21:00.

Rama publikoi në rrjetet sociale një foto nga takimi me disa shqiptarë, në një restorant në rrugët e qytetit të Dortmundit.

Ai tregon se vendi i ishte sugjeruar nga disa gjermanë, por se aty kishte gjetur shqiptarë.

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë, në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›