E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz-Tusk bien dakord mbi kontrollet analogë të kufijve

BERLIN, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz foli me homologun e tij polak Donald Tusk, pas kritikave nga Varshava mbi planin e Gjermanisë për të vendosur kontrolle të mëtejshme në kufijtë e saj.

”Të dy liderët ranë dakord në një telefonatë se sfidat e paraqitura nga imigracioni i paligjshëm dhe kontrabanda mund të kapërcehen vetëm në unison dhe se bashkëpunimi i ngushtë midis partnerëve evropianë ishte thelbësor”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Hebestreit tha se Scholz i dha Tusk shpjegime për “masat e reja të politikës së migracionit të qeverisë së tij, të cilat do të zbatohen nga e hëna në kufijtë e Gjermanisë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun”.

Kontrollet kufitare janë vendosur tashmë në kufijtë e tjerë të Gjermanisë, përfshirë Poloninë, pavarësisht rregullave të zonës Shengen për lëvizjen e lirë.

Kryeministri i Polonisë i përshkroi planet e Gjermanisë si “të papranueshme”.

Një tjetër temë në diskutim ishte “shfrytëzimi cinik i emigrantëve nga Bjellorusia, me liderët që ranë dakord për të forcuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës”, theksoi Hebestreit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›