E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden: Asnjë ndryshim në politikën tonë për armët me rreze të gjatë për Ukrainën

BERLIN, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Nuk ka asnjë ndryshim në politikën tonë për armët me rreze të gjatë për Ukrainën. deklaroi zëdhënësi i këshillit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Sipas New York Times, Joe Biden është “në prag” për t’i dhënë Ukrainës dritën jeshile për të përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë brenda territorit rus.

Ukrana nuk përdor armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, por më tepër nga aleatët evropianë. si Britania e Madhe, e cila tashmë i ka sinjalizuar Uashingtonit synimin e saj për të autorizuar Kievin të përdorë raketat e saj me rreze të gjatë “Storm Shadow”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›