E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz mirëpret fundin e sundimit të al-Assad në Siri

BERLIN, 8 dhjetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur rënien e regjimit të presidentit Bashar al-Assad në Siri.

Scholz tha sot se al-Assad kishte shtypur brutalisht popullin e tij duke shkaktuar vdekje të panumërta në ndërgjegjen e tij.

Kancelari gjerman tha se al-Assad kishte shkaktuar zhvendosjen e shumë njerëzve nga Siria – shumë prej te cilëve kishin mbërritur në Gjermani.

“Populli sirian ka vuajtur vështirësi të tmerrshme. Prandaj, fundi i sundimit të Asaad-it në Siri është një lajm i mirë”, tha Scholz.

“Tani është e rëndësishme që ligji dhe rendi të rivendosen me shpejtësi në Siri”, shtoi ai.

Scholz theksoi se të gjitha pakicat duhet të gëzojnë mbrojtje tani dhe në të ardhmen.

“Një zgjidhje politike për konfliktin në Siri është ende e mundur”, tha ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›