E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Sulmi rus në Kiev një krim i tmerrshëm lufte

BERLIN, 9 korrik /ATSH-DPA/- Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka dënuar ashpër sulmin ajror rus në Kiev, në të cilin u dëmtua një spital pediatrik.

“Sulmi me raketa në një klinikë pediatrike është një krim i tmerrshëm lufte – që tregon edhe një herë çnjerëzimin e pakonceptueshëm me të cilin Putin po bën luftën e tij kundër Ukrainës”, tha ajo në një deklaratë.

“Kur shohim këtë mizori të luftës, bëhet e qartë se sa e rëndësishme është që 1,18 milionë njerëz nga Ukraina kanë gjetur tani mbrojtje nga raketat dhe tanket e Putinit në Gjermani”, tha ajo.

Faeser tha se Gjermania do të vazhdojë të mbrojë më shumë se 350,000 fëmijë dhe të rinj që janë strehuar në vend.

Ajo shtoi se gjithsej 1,116 ukrainas të plagosur rëndë dhe të sëmurë janë evakuuar në Gjermani gjatë luftës.

“Evakuime të mëtejshme janë të pashmangshme. Spitalet tona, organizatat e ndihmës dhe autoritetet – të koordinuara nga Zyra jonë Federale e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës për Fatkeqësitë – po bëjnë një punë të shkëlqyer këtu”, shtoi ajo. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›