E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – NATO: SHBA dhe Gjermania kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë kundërshtarët kryesorë të pranimit së Ukrainës në NATO shumë shpejt, thanë sot burimet diplomatike brenda aleancës, përpara samitit në kuadër të 75-vjetorit të aleancës.

Një burim iu referua kundërshtimit të fortë të SHBA-së dhe Gjermanisë ndaj ftesës së Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën – pa përmbushur parakushtet e nevojshme.

“Në fund, do të jetë një vendim i aleatëve që të ftojnë Ukrainën të bashkohet me NATO-n”, tha burimi.

Njoftimi i jep një goditje të mëtejshme shpresave të Ukrainës për përparim, pas zemërimit të saj për mungesën e ftesës në samitin e fundit të NATO-s në kryeqytetin lituanez, Vilnius.

“Ukrainasit u mërzitën shumë kur arritën në përfundimin se dera ishte e hapur, por jo aq shumë. Dhe unë mendoj se skenari për samitin e Uashingtonit është i njëjtë”, sipas burimit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›