E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH, 22 milione euro per zgjerimin e aeroportit

Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dha nje kredi prej me shume se, 22 milione eurosh per zgjerimin e metejshem te aeroportit te vetem nderkombetar ne vend, "Nene Tereza". Kredia perfshin zgjerimin e terminalit te pasagjereve, ndertimin e ndertesave shtese dhe permiresimin e mjeteve dhe pajisjeve per mirembajtjen e terrenit. Burime nga BERZH bene te ditur dje, se ky financim do te jepet ne forme huaje. Investimi i ri ne kete aeroport vjen vetem 1 vit pasi konsorciumi gjermano-amerikan "Tirana Airport Partners", qe ka me koncesion kete aeroport, peruroi ndertimin e terminalit te ri. Por rritja e fluksit te pasagjereve per vitin 2007 shenoi rekorde historike te paarritura me pare. "Nene Tereza" po perjeton nje bum udhetimesh, duke shenuar rekorde te reja nga viti ne vit, e ndihmuar kjo edhe nga fakti se aktualisht eshte e vetmja porte hyrese per ne Shqiperi per fluturimet nderkombetare. Sipas te dhenave zyrtare, gjate vitit te kaluar numri i pasagjereve, qe udhetuan permes ketij aeroporti, arriti ne 1,1 milione. Ndersa volumi i mallrave ishte 3 mije e 483 tone. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i pasagjereve u rrit me 22 per qind, ndersa vellimi i mallrave me 65 per qind. Numri i fluturimeve ne kete aeroport per vitin e kaluar llogaritet ne mbi 18 mije e 200, nga rreth 15 mije e 600 qe ishte nje vit me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›