BERZH: Shqiperia, vijon rritjen e saj ekonomike Eglantina Nasi
Shqiperia, do te vijoje gjate ketij viti qe te shenoje rritje ekonomike. Nje fakt i tille citohet ne raportin me te fundit te Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, mbi perspektivat e ekonomise rajonale. I cili parashikon saktesisht nje rritje ekonomike per vendin tone ne nivelin prej +2% gjate ketij viti. Me nje norme ndryshueshmerie deri ne -0.5% per periudhen janar-prill, qe do te thote ne terma praktike, se edhe pse mund te kete patur nje luhatje renese te saj, rritja ekonomike ka qene e pranishme gjate pjeses se pare te ketij viti, pak a shume brenda parashikimeve paraprake te bera nga ekspertet e BERZH ne fillim te vitit per vendin tone. Dhe sic shpjegojne ata vete, te tilla dukuri negative i faturohen pikerisht situates aspak te favorshme te krijuar se fundmi ne Eurozone. Gje e cila sipas tyre, ka ndikuar konkretisht ne renien e nivelit te eksporteve dhe atij te kerkeses. “Rritja ne te gjithe rajonin e vendeve ne tranzicion, u ngadalesua ndjeshem vitin e kaluar fale nje mjedisi te dobet te jashtem, rrjedhoje e krizes se Eurozones”,- cileson raporti i lartpermendur i BERZH-it. Duke shtuar me tej edhe faktin se ne ritmet e ngadalesuara te rritjes ekonomike, ka ndikuar padyshim edhe renia e nivelit te remitancave. “Remitancat, si nje burim i besueshem i kembimit dhe te ardhurave familjare ne te kaluaren, ka rene shume ne vendet e Evropes Juglindore, duke perfshire Shqiperine dhe Serbine, ku ato cilesohen te rendesishme fale perqindjes qe zene kundrejt PBB-se”,- pohojne me tej ekspertet e BERZH-it. Duke perfunduar me faktin se me gjithe problematikat, Shqiperia pritet te jete afer mesatares se rritjes ekonomike per rajonin e Evropes Juglindore, prej 1.4%.
KRAHASIMI
Mund te thuhet, se Shqiperia vazhdon te siguroje nje ecuri te ekonomise se saj, e cila eshte nder nivelet me te mira aktuale ne rajonin e Evropes Juglindore. Konkretisht, me nje nivel prej 2.1% te parashikuar per Serbine gjate vitit 2013, ky eshte i vetmi vend rajonal i krahasueshem me vendin tone, sa i perket aspektit te rritjes ekonomike. Teksa vihet re se dhe kufiri renes prej -0.5% eshte nder me te uletat ne rajon.
“Deficiti dhe Inflacioni, jane mbajtur nen kontroll”
Autoritetet shqiptare kane bere perpjekje te mira per te mbajtur nen kontroll inflacionin dhe deficitin fiskal. Nje fakt i tille konfirmohet ne raportin e BERZH-it, posacerisht per rastin e Shqiperise. Duke e cilesuar ate nga ana tjeter, edhe si nje rast pozitiv pikerisht per rritjen me te larte ne rajon, te shenuar gjate vitit 2012, pervec Kosoves. Nga ana tjeter, nje fakt qe vihet ne dukje nga ekspertet e BERZH-it per vendin tone, eshte edhe ai i pranise se shume kredive te keqija ne sistemin tone bankar. “Sektori bankar ka nje pjese te madhe te kredive me probleme dhe mbetet i pambrojtur ndaj infektimit te jashtem. Por keto rreziqe jane menaxhuar me kujdes deri tani”,- vleresohet me tej nga BERZH-i.