Rama: Do te bejme ne Shkoder ate qe s’eshte bere ne 20 vjet Nga Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi dje ne qytetin e Shkodres, 13 kandidatet qe do te garojne ne zgjedhjet e 23 qershorit. Rama vleresoi kontributin e socialisteve ne Shkoder, ndersa u shpreh se ky qytet eshte keqperdorur nga demokratet, duke u marre voten dhe duke mos bere asnje investime. Ne qender te kritikave te tij ka qene kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. “23 qershori eshte dita qe Shkodra te beje ate qe ka bere gjithmone, kur Shqiperise i ka ardhur ne maje te hundes, te jape nje vote per PS-ne, dhe jo per PD-ne, te votojne per Rilindje dhe jo per Jozefinen dhe shpuren e saj qe e ka turperuar Shkodren. Ta rilindin PD duke e quar ne opozite dhe duke e cliruar nga kthetrat e oborrit te nje pushteti, qe sot kur ka hyre viti i pare i 100 vjetorit te dyte te shtetit, nuk eshte ne gjendje te perballet me plaget qe ka hapur vete”,- tha Rama. Duke folur per investimet, Rama u shpreh se me ardhjen e PS-se ne pushtet do te mundesohen investime qe jane nuk jane bere ne Qarkun e Shkodres per 20 vite. “Shqiperia do t’u perkase te gjitheve, do te jete nje Shqiperi e respektit ndaj njeri-tjetrit dhe jo e mllefit ndaj njeri-tjetrit. Do te jete Shqiperi edhe e atyre qe jetojne ne fshat, qe nuk do te trajtohen me si qytetare te dores se dyte. PS do beje per Shkodren, Malesine e Madhe dhe Puken ate qe nuk eshte bere ne 20 vjet”,- u shpreh Rama. Kryesocialisti ka cilesuar sistemin e sotem politik si nje regjim te ngjashem me ate te para viteve ’90 dhe ka kerkuar voten e shkodraneve per te sjelle ne pushtet te majten. “Eshte dita per t’u thene disa fjale gjithe shkodraneve qe me te drejte te zotit ne 1990 u rreshtuan kunder regjimit te Tiranes, sot nje tjeter regjim kercenon perdite lirine dhe dinjitetin e qytetareve te ketij vendi”,- u shpreh kreu i PS-se. Rama u ndal dhe ne emrat e PS-se per kete qark, duke u shprehur se kandidatet e PS-se nuk jane ne politike per vete, por per te ndryshuar per mire jetesen e qytetareve. “Keta jane njerezit tane dhe shembujt tane. Qytetare qe ne politike nuk jane per te marre, por per te dhene, ne politike nuk jane per vete, por per familjen tone politike dhe per Shqiperine dhe qytetaret”,- u shpreh kreu i PS-se. Rama eshte ndalur dhe ne ceshtjen e punesimit. Sipas tij, Jane nje milion shqiptare qe duhet ta kuptojne se per te shpetuar, duhet nxjerrin te papune qeverine aktuale. Qytetaret do te kene mundesi qe te punesohen pas 23 qershorit”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kandidatet e pare ne listen e PS ne Shkoder jane, Mimoza Hafizi, Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj.