E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH kredi 3 milione euro per dy HEC-e


BERZH mbështet investimin në sektorin privat për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri nëpërmjet një kredie prej 3 milionë eurosh për kompani private vendase, për të financuar ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në verilindje të vendit.

Sipas gazetës “Shqip”, nëpërmjet mbështetjes së kredisë nga BERZH, do të ndërtohen dy hidrocentrale, Cerruja 1 dhe Cerruja 2 në lumin Benj, 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Me një kapacitet total prodhues prej 5.1 MW, do të prodhohet deri në 14.7 GWh energji elektrike në vit dhe do të ndihmojë në kompensimin e 9,500 tonë CO2 në vit.

“Ndërtimi i hidrocentraleve të Cerrujës përbën investimin e parë privat në prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri në shumë vite”, tha Fabio Serri, drejtor i zyrës së BERZH në Shqipëri.

Financimi i BERZH është bërë nëpërmjet linjës direkte të financimit të Bankës për Energjinë e Qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Kredia vjen në një moment kur qeveria shqiptare shpreson të fitojë 100-150 milionë euro nga shitja e katër hidrocentraleve të mesëm që së fundmi u shkëputën nga bilanci i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për të krijuar një kompani të re. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Greqia rrezikon daljen nga euro
Greqia rrezikon një rënie të pakontrolluar që do të kërcënonte suksese të shumta të arritura në 10 vitet e fundit, duke e cuar vendin jashtë zonës së euros. CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Pas deklarateve zyrtare të KESH-it, se kompania CEZ i ka një borxh të prapambetur prej 55 milionë eurosh, ka reaguar Zyra e Shtypit e Kompanise CEZ-Shperndarje.
ERE: Denonconi CEZ
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike i ka bërë thirrje konsumatorëve, të cilët kanë qenë subjekt i veprimeve të padrejta nga ana e CEZ dhe ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje pranë kësaj kompanie, të drejtohen prane këtij institucioni. Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
Deputeti i Partisë Socialiste, ish-drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Elektro-energjitike Shqiptare, Andis Harasani thotë se qeveria duhet të ndryshojë urgjentisht buxhetin e vitit të ardhshëm, për t'i paraprirë krizës energjetike.
CEZ njofton ndërprerje dritash për tre javë
Monopoli privat i shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje, njoftoi të martën se do të ndërpresë furnizimin me drita për dy-tri orë në ditë për tre javët e ardhshme në disa lagje perëndimore dhe veriore të Tiranës si pasojë e disa punimeve në rrjet, bën të ditur gazeta ‘Shqip’.


Lajmet kryesore

Vizat, Brukseli ngre zërin!
Votohet për ndryshimin e rregullores së azilkërkuesve
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Energjia, Shqipëria ka shkelur traktatin
KESH: Borxhet e “CEZ” nga 2010

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›