Korce bllokohen 37 kg marijuane

Forcat e policisë së qarkut të Korcës kanë kryer në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion anti-drogë, gjatë të cilit janë konfiskuar 37 kg lëndë narkotike.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga e sekuestruar është e llojit marijuanë.
Ndërkohë, nënvizojnë burimet, gjatë operacionit janë ndaluar edhe tre persona me lidhje familjare mes tyre. Ata janë shtetasit Kudret, Altin dhe David Bylykbashi.
Burimet saktësojnë se lënda narkotike kishte si destinacion tregun e Greqisë dhe shtojnë se një tjetër person, Bernard Bylykbashi, është shpallur në kërkim.
Sekuestrimet e drogave të lehta janë bërë pothuajse të përditshme në vend. Ditën e diel 10 kilogramë marijuanë u sekuestruan pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës.
Burime policore informuan se në pranga ra shoferi i mjetit, Pëllumb Danaj, si i dyshuar për përkatësinë e lëndës narkotike. Droga ishte fshehur në një kuti kartoni dhe ishte vendosur së bashku me valizhet e pasagjerëve.
Ndërsa ditën e premte, katër trafikantë shkëmbyen zjarr me policinë greke pranë pikës doganore të Qafë Botës dhe pasi braktisën në vendngjarje 337 kilogramë hashash, arritën të tërhiqeshin brenda kufirit shqiptar.
Po gjatë asaj dite, policia e Gjirokastrës vuri në pranga tre shtetas, ndërsa prisnin autobuzin e linjës Gjirokastër-Tiranë. Në çantat e tyre u zbuluan dhjetë kilogramë kanabis. Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion përfundimtar Kosovën.
Gjithashtu, gjatë javës së kaluar, 30 kilogram kanabis u ndaluan në qytetin e Vlorës, ndërsa policia greke shkatërroi një rrjet shqiptar dhe sekuestroi 120 kilogram lëndë narkotike, në një operacion ku tre shtetas u vendosën në pranga.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Krimi në familje, dëshmia tronditëse në Bërxull
Një ekzistencë e vështirë dhe një fund tragjik. Kjo ishte jeta që Arjana Serjani bëri në krah të të shoqit, Arif Serjanit! Lac, ekzekutohet me armë një shtetas
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri pasditen e së mërkurës në qytetin e Lacit. Dështon gjyqi për Tufën, shtyhet “Gërdeci”
Mosformimi i trupit gjykues ka bërë të dështojë seanca gjyqësore ndaj Lavdërim Tufës, ku ishte parashikuar dhënia e vendimit përfundimtar ndaj të pandehurit. Shtyhet gjyqi ndaj ish-drejtuesve të SHISH-it
Mungesa e përgjigjes së letër-porosisë drejtuar autoriteteve të drejtësisë britanike për pyetjen e Ilir Kumbaros, është bërë sërish shkak për dështimin e procësit gjyqësor ndaj tre ish-SHIK-asve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Gjirokastër, sekuestrohen 120 kg hashash
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 120 kilogramë hashash dhe ka shpallur në kërkim 5 persona. Pas operacionit të koduar mjegulla është bërë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike në vendin e quajtur 'Hija e Zeze' ne fshatin Nepravishte.
Lajmet kryesore
Vizat, Brukseli ngre zërin!
Votohet për ndryshimin e rregullores së azilkërkuesve
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Mitrovicë, KFOR përplasje me serbët
BERZH, kredi 3 milionë euro për dy HEC-e