E Hënë, 2 Nëntor 2026

BKH pa drejtues/ Vijon verifikimi i figurës dhe pastërtisë për 7 kandidatët

TIRANË- Aida Hajnaj nuk është më në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të hënën, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 6 vota pro dhe 4 kundra vendosi lirimin nga detyra të Hajnajt që mbajti për 5 vite postin e drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Lirimi nga detyra i hap rrugë zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit, ndërsa momentalisht BKH drejtohet nga Joni Keta, që ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit. Keta njëherazi është një nga 7 kandidatët e mbetur në garë që synon drejtimin e BKH. Përveç Ketës në garë janë edhe 6 kandidatë mes të cilëve Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

Shtatë kandidatët e mbetur në garë kaluan filtrat  e komisionit përzgjedhës, i përbërë nga 3 prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, në një garë që nisi fillimihst me 13 kandidatë. Ata iu nënshtruan testit për aftësitë fizike, esesë me shkrim dhe testit logjik, poligrafit dhe intervistës me gojë para komisionit.

Tashmë, i duhet të kalojnë në filtrin e një komisioni të dytë, atij për Verifikimit e Figurës dhe Pasurisë. Më pas Komisioni i përzgjedhjes, përcakton 3 kandidatët më shumë të votuar duke ia percjell렠 për votim Këshillit të Lartë të Prokurorisë të zgjedhë njërin prej tyre./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›