E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKR kujdeset per veshjen e Jacobson

 E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, përveq që flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, ajo po kujdeset, që edhe të vishet me produkte vendore.


E dëshmuar në përzgjedhjen e shkëlqyer të veshjeve të figurave të ndryshme politike në vend, disenjatorja Blerina Kllokoqi Rugova, ka qenë shënjestra e ambasadores Jacobson.


Një setër dhe një fund i kuq, të dyja me detaje prej ari, kanë qenë veshja e ambasadores amerikane, në festimin e dtës së pavarësisë më 4 korrik.


Jacobson, fotografinë ku shihet së bashku me presidenten Atifete Jagjaga, e ka vënë në profilin e saj në Facebook, ku poashtu tregon që veshjet e saj mbajnë markën BKR (Blerina Kllokoqi Rugova).


Kjo e fundit, kujdeset ekskluzivisht për veshjet e presidents së Republikës Atifete Jahjaga./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›