E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKT ndihme per projektet energjitike

Ndertimi i nje hidrocentrali te vogel, do te jete me i lehte tani. Behet fjale per financimin e projekteve te ndryshme ne HEC-et e vegjel, qe mund te marrin garanci te pjesshme bankare. Banka Kombetare Tregtare, ka nenshkruar me KFW nje marreveshje ku merret persiper sigurimi i garancive per kolateralin. Bazuar ne bashkepunimin ndermjet KFW dhe Bankes Kombetare Tregtare, KFW do te siguroje garanci te pjesshme te kolateralit per investitoret e HEC-eve te vegjel. Kjo marreveshje pritet te sjelle uljen pengesave per ndertimin e hidrocentraleve. Marreveshja mes dy bankave eshte pjese e Programit te Promovimit te Burimeve te Rinovueshme te Energjise. Qeveria gjermane nepermjet KFW-se dhe institucioneve te tjera, qe prej vitit 1988 ka angazhuar ne Shqiperi rreth 430 milione euro fonde per projekte te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›