E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serisht protesta ne Greqi

Disa mijera njerez jane mbledhur dje ne Athine ne protesten e radhes per vrasjen e nje 15-vjeçari nga ana e policise. Pas nates se djeshme dukej sikur ne kryeqytetin helen ishte rikthyer qetesia por ajo ka zgjatur relativisht pak. Demonstrata gjithashtu pritet te mbahen ne Selanik, qytetin e dyte per nga madhesia ne vend.Greqia eshte tronditur nga protestat dhe trazirat qe nga vrasja e djaloshit shtate dite me pare.Protestuesit dhe opozita i kane bere thirrje qeverise konservatore te kryeministrit Kostas Karamanlis te jape doreheqje, per shkak te menyres se trajtimit te protestave. Pervec grupeve te anarkisteve ata qe kane protestuar kane qene edhe studentet greke teper te irrituar nga vrasja e bashkemoshatarit te tyre Grigoropulos. Nderkohe ne greqi ka nisur te behet edhe llogaritja e demeve te shkaktuara nga vala e dhunes

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›