E Shtunë, 31 Tetor 2026

BLLOKIMI

SHQIPNI TAVOLINASH BLLOKIMI

Tirana kete fillim jave u mbyt. Mbytja eshte pune Perendie dhe sado te besh kanale e tubacione nese Perendia te merr me inat eshte e pamundur tia dalesh. Por pervecse u mbyt edhe u bllokua. Kjo e dyta eshte veper e njerezve. Udhet u zune me ore te tera me kolona makinash qe sleviznin nga vendi mbeten ne trafik ministrat me makinen e policise perpara qe me kot i binte borise mbeten ne kolone makinat me xhenaze brenda pa shkuar ne varreza mbeten ne trafik ambulancat me te semure e te aksidentuar qe vuajten ne heshtje mbeten gra shtatzena qe u detyruan ti kalojne dhimbjet e riperteritjes se jetes ne mes te rruges mbeten autobuset e rinj te bashkise qe jane europiane nga brenda dhe shqiptare nga jashte mbeten burra gra e pleq mbeten furgonat plot kalamaj qe i shtynin oret e bllokimit duke lozur e duke fjetur ne sedilje mbeti e kush nuk mbeti gati i gjithe qyteti.

Politika menjehere u leshua te gjente fajtorin i cili pas menyres sone eshte gjithmone tjetri. Per njeren pale faji eshte i bashkise qe ska bere rruge te reja qe ska bere unazen e re qe ka ngushtuar rruget qe nuk shton semaforet qe ka skeme te gabuar trafiku qe nuk shton transportin publik. Ndersa per palen tjeter faji eshte i qeverise qe nuk po financon unazen e re qe nuk po shproneson per te hapur rruget qe nuk di te menaxhoje Policine Rrugore qe ikin dritat te semaforet.

Une banoj prej me shume se tri dekadash diku prapa Ambasades Amerikane. Neper rrugen Budi qe gjarperon e sperdridhet me vetem 2 korsi neper lagjen tone dikur kalonin vetem banoret e disa pallateve 5-kateshe dhe te ca vilave si edhe disa mijera studente te Qytetit Studenti. Tani atyre aneve jane ndertuar me dhjetera pallate me 6 me 8 e me 10 kate jane ndertuar me qindra per te mos thene me mijera shtepi e lagje pa leje jane shtuar me mijera makina dhe rruga eshte po ajo. Madje edhe trotuaret i ka vetem ne 50 metrat e fundit se perndryshe e gjitha eshte pa trotuare dhe makinat ngjishen mes qindra kembesoreve dhe mijera studenteve qe nuk kane asnje mundesi tjeter kalimi pervec shtratit te rruges i ngjeshur edhe ky mes mureve te pallateve. Madje nese e mbani mend atyre aneve ka qene edhe nje rruge tjeter qe derdhej ne Rrugen e Elbasanit pertej Ambasades Amerikane por e cila rruge prej gati 10 vjetesh qendron e bllokuar me tra nga amerikanet per arsye sigurie. E pra zona qe po pershkruaj mban sot diku midis 20 dhe 30 mije banoreve dhe ka vetem nje shteg nje te vetem per te hyre e per te dale dhe ky eshte aty te Liceu. Nuk po flas ketu per parkime se kjo eshte zgjidhur deri diku duke pushtuar ABSOLUTISHT cdo centimeter te lire pervec dy korsive te rruges. Zihen me makina te parkuara hyrjet e rrugicave sheshet mes pallateve qoshet e mureve hyrjet e pallateve bordurat e cdo gje tjeter. Sa per ilustrim kalamajte e pallatit tim pervec internet-kafes kane vetem nje mundesi loje qe e shfrytezojne kur mundin nje bodrum i lagur ku nuk parkohen dot makina. E kuptuat Kalamaj qe lozin nen toke. Te njejtin pershkrim qe bera per lagjen ku jam rritur e rroj mund ta beje secili prej jush dhe sbesoj te ndryshoje shume nga i imi.

Nuk e zgjidh hallin e lagjes time as venia e semaforeve se ske ku ti vesh as zgjerimi se ska ku zgjerohet as shtimi i autobuseve se skane ku kalojne as polici rrugor se si hyn ne pune as dreqit as ndryshimi i skemes se trafikut se ska cskeme te besh as shpronesime nuk ben dot se jane pallate te reja te bera taze. Te gjitha keto jane perralla e makijazhe qe vlejne vetem per te na bere lemsh e prishur mendjen ne televizor. Problemi ne themel eshte nje dhe nje i vetem. Ne nje lagje te llogaritur te jetonin nja 5000 banore rrojne sot per sot nja 5 fish me shume dhe vazhdojne te ndertohen pallate te reja per te shkuar edhe ca fish me shume. A e ndalim dot kete dyndje e makuteri As qe behet fjale. Interesi dhe fitimi eshte i atille qe eshte ne gjendje te thyeje cdo ligj rregull e logjike. Ata qe perfitojne nga kjo pune jane ne te gjitha anet e politikes e biznesit ata qe ndertojne jane te majte e te djathte te qendres e te qoshes dhe nuk kane nder mend te heqin dore nga shatervani i madh i parave vetem e vetem se neve na u veshtiresuaka jeta.

Ej asgje nuk do ndryshoje. Politika do prese bllokimin e radhes per tia lene dobicin ne dere kundershtarit te tjera nena do lindin ne ambulance e te tjere kalamaj do lozin e do flene ne furgon. Sa per ne ne e kemi te veshtire qe ne vend te detyrohemi te zgjedhim midis fajeve te njerit ose te tjetrit tia dalim ti bashkojme fajet edhe te njerit edhe te tjetrit. Por edhe nese ia dalim te themi se fajet jane te te dy paleve e kush na pyet neve

PARLAMENT

Argumenti kryesor qe na jepet se pse u dashkesh prishur Piramida qendron ne faktin se iu dashka dhene shqiptareve nje Parlament dinjitoz per te futur aty 140 baballaret e kombit. Ketu lihet menjane fakti se edhe salla qe eshte - qe nuk eshte aspak jomadheshtore - rralle i sheh te 140-et bashke se ne me te shumten e kohes rri pergjysme bosh pasi gjysmit o svijne fare ose edhe kur vijne me shpejt ikin se vijne. Por edhe per gjysmit prape shume eshte se edhe ata as qe duhen fare pasi cdo gje e vendosin dy te medhenjte me celular ndaj e pare keshtu them se po te kishim nje dhome me dy kolltuke te rehacme mjaft do te ishte.

Kalonja ca dite me pare udheve te Tiranes kur papritur ne krah me ndalet nje fuoristrade bzzzzzt ulet xhami i pasme dhe qe andej me shfaqet nje miku im deputet ska rendesi i ciles parti. Pasi shkembyem ca si je si vete e me the te thashe bzzzzzt xhami serish u ngrit dhe miku shkoi ne pune te tij. Ky zoteria deputet qe ska folur asnjehere ne Parlament as edhe njeze te vetme ka nje biznes te tijin qe i shkon mbare dhe sheh punen e tij.

Neve Parlamenti as na eshte dashur e as na duhet gje fare. Te gjitha gjerat i vendosin e i zgjidhin dy te medhenjte sic u thote mendja. Mirepo ja qe Evropi thote se shiko duhet te beni zgjedhje te zgjidhni deputete ti coni te diskutojne per ligjet e keshtu me radhe. Atehere te paret e vendit ju shtruan mendimit te Evropes bene Parlament dhe meqenese sia kishin ngene ta mbushin me njerez te zgjedhur me gisht nga populli apo qe mund te hapin pune e mbushen me 140 besnike detyra e vetme e te cileve eshte te mos hapin goje apo edhe ne e hapshin kur tu kerkohet te thone po. Per te bere kete pune kaq te kollajte u jepet rroge makine privilegje e me the te thashe dhe sa me pak te hapin gojen aq me te sigurta i kane keto gjera. Ky miku im qe i beri bzzzzzt xhami i fuoristrades e ka kuptuar shume mire sistemin dhe i qendron besnik atij. Fjala Parlament vjen nga fjala parlare pra me fole nje vend ku hyjne njerezit qe dine me fole ndersa ky i yni eshte vendi ku hyjne njerezit qe nuk dine me fole. Tani me thoni ju a sna mjafton nje dhome me 2 karrige dhe keshtu kursejme 138 te tjerat

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›